Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll për herë të parë luajti në balotazh për kualifikim në Kampionatin Botëror. Pas fitores mbi Italinë, në ndeshjen finale Portugalia u tregua si pengesë e madhe. Humbja prej 2:0 dëshmon se ka diferencë në cilësi, por paraqet edhe nxitje për punë të mëtutjeshme. Ëndrra nuk u bë realitet, por nuk duhet të zhgënjehemi shumë, duke pasur parasysh se suksesi historik i kësaj gjenerate është i padiskutueshëm. Pas plasmanit historik në Kampionatin Evropian, tani Maqedonia për herë të parë ishte pjesë e balotazhit final për në Kampionatin Botëror.
“Mendoj se të gjithë duhet të jemi krenarë për djemtë tanë gjatë gjithë kësaj periudhe, nga shtatori e deri më sot. Edhe një herë treguan se sjellin potencial të madh, talent të madh dhe se janë në rrugë të mirë që edhe më shumë t’u afrohen më të mirëve në Evropë. Dua t’i përgëzoj Portugalisë për fitoren dhe kualifikimin në Kampionatin Botëror. U dëshiroj shumë fat dhe të luajmë mirë në turneun në Katar. E kur bëhet fjalë për ne, vetëm mund të ndihem krenar për djemtë e mi dhe mënyrën në të cilën e luajtën këtë ndeshje“, theksoi Bllagoja Milevski, trajner.
