Autoritetet shëndetësore portugeze identifikuan 13 raste të variantit të Omicron në një klub profesionist futbolli.
Hetimi nisi për të zbuluar nëse bëhet fjalë për një nga rastet e para të transmetimit lokal të virusit jashtë Afrikës Jugore.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Ricardo Jorge konfirmoi se një nga personat që rezultoi pozitiv ishte një lojtar nga klubi i futbollit Belenenses SAD me bazë në Lisbonë, i cili kohët e fundit kishte udhëtuar në Afrikën e Jugut, ku dhe u identifikua për herë të parë varianti Omicron.
Të tjerët, duke përfshirë lojtarë dhe anëtarë të tjerë të stafit të klubit, thuhet se nuk kishin udhëtuar në Afrikën Jugore.
Instituti tha se ata që kishin qenë në kontakt me rastet pozitive ishin në izolim pavarësisht nga statusi i tyre i vaksinimit.
Lojtarët e ekipit më të madh të Lisbonës, Benfica, që luajti me Belenenses SAD të shtunën, po testohen gjithashtu për të zbuluarv nëse janë infektuar.
