Porosi të fuqishme dhe të qarta nga Sllovenia! Pahor: Nuk duhet të ketë prolongim të konferencës ndërqeveritare

TË FUNDIT

Maqedonia plotësoi shumë nga kushtet për fillimin e negociatave me BE, andaj nuk duhet të lejohet që të pengohet mbajtja e Konferencës ndërqeveritare. Këtë e theksoi presidenti slloven, Borut Pahor, i cili shtoi se nuk guxon të vijë deri te një gjë e tillë për shkak se kjo do të shkaktojë pasivitet në gjithë procesin në rajon.

“Vizita ime e sotme këtu në Shkup nuk është e rastësishme, koha e kësaj vizite nuk është e rastësishme. Dua si president i njëri prej 27 shteteve të theksoj se tani është mundësia e vërtetë që të mos prolongohet fillimi i Konferencës ndërqeveritare”, tha Presidenti slloven, Pahor.

Edhe pse zv.kryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov në deklaratën e tij për prolongim të konferencës ndërqeveritare tha se flet në emër të Qeverisë bullgare, Pendarovski megjithatë theksi se deklaratat e tilla nuk mund të vlerësohen si qëndrim zyrtar i Bullgarisë. Ai paralajmëroi intensivim të bisedimeve të Komisionit ndërshtetëror dhe se së shpejti do të ketë marrëveshje të caktuara që nuk prekin interesat nacional. Jam i bindur se Bullgaria nuk do të lejojë që të na bllokojë në dhjetor, shtoi presidenti.

“Deri në këtë moment nuk ka qëndrim zyrtar nga qeveria bullgare dhe shteti bullgar me të cilin kërkojnë prolongim të Konferencës së parë ndërqeveritare. Unë do të prisja deri në javën e  ardhshme, ose dy javët e ardhshme që të shoh se si do të zhvillohet procesi negociues në Bruksel, ka disa sinjale pozitive se mund të gjendet ndonjë kompromis për disa prej pikave që i di opinioni ynë publik, të cilat për ne janë shumë të kontestueshme”, u shpreh Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.

Pas takimit dhe konferencës së përbashkët për media, të dy presidentët Pahor dhe Pendarovski, e vizituan varrin e Goce Dellçevit ku vendosën kurora lulesh. Presidenti slloven mbajti fjalim edhe para deputetëve në Kuvend.