Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka deklaruar se Ukraina në një referendum gjithëpopullor duhet të vendos se a do të anëtarësohet apo jo në NATO.
Ai gjatë vizitës së tij zyrtare në Francë tha se vetë populli ukrainas duhet të vendos për anëtarësim në aleancë, ngase sipas tij, kjo është një çështje thelbësore për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit.
Poroshenko tha se beson se do të organizojë një referendum, duke shtuar se populli ukrainas ka të drejtë të vendos për këtë çështje.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar Rusinë se po stacionon forca shtesë nga radhët e mbrojtjes kundërajrore në lindje të Ukrainës./21 Media/
