Popovski: Qeveria vetëm i ridefinoi dispozitat edhe rregullat për prezantim mediatik gjatë zgjedhjeve

TË FUNDIT

Qeveria vetëm i ridefinoi dispozitat dhe rregullat lidhur me përfaqësimin mediatik gjatë zgjedhjeve të partive politike dhe me këtë rast e rriti kohën e marketingut politik nga 10 në 15 orë, deklaroi ministri i angazhuar për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë Robert Popovski, lidhur me vendimin e djeshëm të Qeverisë për kohëzgjatjen e reklamimit të paguar të partive politike.

Kjo sqaroi se miratimi i kësaj dispozite, nuk do të ketë dilema kush, çfarë dhe si dhe në çfarë vëllimi mund të blejë hapësirë mediatike në të gjitha mediat.

🔴 [ВО ЖИВО] Прес-конференција на министерот за комуникации, отчетност и транспарентност Роберт Поповски

🔴 [ВО ЖИВО] Прес-конференција на министерот за комуникации, отчетност и транспарентност Роберт Поповски

Gepostet von TV21 am Dienstag, 23. Juni 2020

“Ka pasur përpjekje për të ndërhyrë nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive në mënyrën e mos zbatimit të plotë të vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe nga për këto arsye ishte e nevojshme që Qeveria të sqarojë vetëm nenet e ligjit që i definojnë këto dispozita”, deklaroi Popovski.

Me dekretin e Qeverisë, nënvizoi Poposki, vetëm janë ridefinuar kushtet dhe dispozitat të cilat i përmban kodi zgjedhor, të miratuara nga KSHZ dhe të cilat janë të nevojshme të respektohen dhe zbatohen gjatë procesit zgjedhor.

“Kjo është Qeveri teknike që duhej të zhvillojë zgjedhje të korrekte dhe demokratike, dhe tani është në rolin e administrimit të të gjitha situatave që lidhen me KOVID-19. Ajo që u soll dje ishte që për të shmangur paqartësinë nga aspekti pasi KSHZ i interpreton dispozitat dhe rregullat që lidhen me përfaqësimin e mediave gjatë zgjedhjeve të partive politike, qeveria vetëm i ridefinoi këto dispozita dhe në të njëjtën kohë e rritëm kohën e reklamimit, më saktë për marketing politik nga 10 deri në 15 orë, që është e rëndësishme për të përmirësuar gjendjen financiare të mediave”, deklaroi Popovski./MIA