Popovski mbron veprimin e policisë ndaj emigrantëve

TË FUNDIT

Turma të imigrantëve dhe refugjatëve janë tubuar sot në kufirin e Greqisë me Maqedoninë, pasi e kaluan natën e ftohtë dhe me lagështi nën qiellin e hapur, meqë hyrja e tyre ishte ngadalësuar nga policët dhe ushtarët e Maqedonisë. Rreth 600 vetë ishin lejuar të hyjnë gjatë natës në trenin e mëngjesit në stacionin në Gjevgjeli dhe janë dërguar për në pjesën veriore të Serbisë. Ndërkohë Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Nikolla Popovski tha se emigrantët nuk janë keqtrajtuar. Ndërsa Amnesti Interneshenell tha se refugjatët më tepër janë trajtuar si protestues se sa si refugjatë./21Media