Një njësi zgjedhore, në të cilën çdo parti do të mund të paraqitet si e pavarur është mënyra më e mirë për zgjedhje të Qeverisë, deklaroi sot kryetarja e Rimëkëmbjes Demokratike të Maqedonisë, Liljana Popovska, në emisionin “10 minuta” të TV21. Sipas saj, nëse ka vullnet të mirë, do të ketë edhe kohë që vendi të përgatitet për zgjedhjet e 24 prillit.
“Nëse ka vullnet të mirë do të ketë edhe kohë, sepse nëse nuk shkojmë në zgjedhjet e ardhshme me listë votuesish të cilës të gjithë i besojmë, atëherë të mjerët ne, atëherë nuk do të kemi as zgjedhje normale e as demokratike, por as paqe dhe avancim në vend. Sa i përket modelit zgjedhor, ne dolëm publikisht dhe mbajmë qëndrimin tonë për një njësi zgjedhore. Mendoj se kjo është mënyrë e vetme për t’i shmangur kurthet e bipartizmit dhe këtë ‘klik-kllak’ ndërrim të dy partive më të mëdha dhe mendoj se është e rrugës të bëhet një njësi zgjedhore, që të mund çdo parti të paraqitet e pavarur“, tha Popovska.
Përndryshe, në pastrimin e sotshëm të deponisë në Gjorçe Petrov morri pjesë edhe zëvendësministri i Ekologjisë, Stevo Temellkovski, cili është nga radhët e RDM-së. E pyetën kryetaren e partisë se kë përfaqëson zëvendësministri i Ekologjisë. “Nuk e di kë e përfaqëson, e di ai, ndoshta VMRO-në, neve nuk na përfaqëson më, defintivisht“, u përgjigj Popovska
Partia e Liljana Popovskës tani më gjashtë muaj nuk është në koalicion me partinë në pushtet dhe paralajmëron se do të marrë pjesë si e pavarur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Intervistoi: Aleksandra Smilevska
