Poni është rikthyer sërish në ekran pas një pauze gati 2-vjeçare.
Ajo vjen me këngën dhe videoklipin “Americano”, një bashkëpunim me 2 Step, të cilin e ka publikuar vetëm një ditë më parë.
Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim më parë, Poni kësaj radhe vjen me një look tepër modern dhe një stil urban, nën kujdesin e stilistit Niko Komani i cili ka kuruar pamjen e saj.
