Sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo sot deklaroi se Uashingtoni shumë shpejtë do t’i kthejë të gjitha sanksionet ndaj Iranit.
Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara e refuzoi kërkesën e SHBA-së për vazhdimin e embargos për eksportin e armës për Iranin.
Që të aktivizohet kërkesa për kthimin e sanksioneve, SHBA-ja do të duhet të dorëzojë ankesë deri te KS prej 15 anëtarëve i KB-së me arsyetimin se Irani nuk e respekton marrëveshjen multilaterale bërthamore. SHBA-ja u tërhoq nga Marrëveshja në vitin 2018.