Pompeo në Izrael, do të takohet me Kryeministrin Benjamin Netanjahu

TË FUNDIT

Sekretari amerikan i shtetit, Majk Pompeo mbërriti sot në Izrael, ndalesa e parë për vizitë në Lindjen e Afërt, për të kapur momentin në përpjekjet e administratës amerikane për normalizimin e marrëdhënieve izraelite-arabe.

Pompeo do të takohet në Jerusalem me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu për të diskutuar marrëveshjen historike të publikuar, shpallur së fundmi për krijimin e marrëdhënieve diplomatike mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) të ndërmjetësuar nga Uashingtoni.

Temë e diskutimeve do të jetë gjithashtu situata në Iran dhe Kinë.

Marrëveshja mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe është fitore historike kyçe për Trampin në përpjekjen e tij për tu rizgjedhur president, ndërsa pasqyron ndryshimet në Lindjen e Mesme, ku shqetësimet e përbashkëta për lëvizjet e armikut më të madh të Izraelit, Iranit, kanë tejkaluar mbështetjen tradicionale arabe për palestinezët.

SHBA-ja, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan marrëveshje për krijimin e marrëdhënieve diplomatike këtë muaj i cili gjithashtu i bën thirrje Izraelit të ngrijë planet e saj për të aneksuar pjesë të Bregut Perëndimor të okupuar, ku palestinezët planifikojnë të krijojnë shtetin e tyre të ardhshëm.

Pompeo gjithashtu do të takohet me partnerin qeveritar të Netanjahut, ministrin e Mbrojtjes, Beni Ganc dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Gabi Ashkenazi.

Pas Izraelit, Pompeo do të vizitojë Sudanin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin dhe ndoshta janë të mundura edhe vendet e tjera ërtnë Gjirin, kumtoi Departamenti i Shtetit.