Pompeo: Liderët e Kosovës dhe të Serbisë definuan ton të ri të pajtimit të rrugës drejt progresit të Ballkanit Perëndimor

Must Read

Mot me diell dhe me vranësira të vogla lokale – temperatura deri 29 gradë

 Mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale do të mbizotërojë sot në vend....

ASH-AAA karton të kuq për zëvendësministrat? Abazi: S’kanë legjitimitet, do të punojnë vetëm për interesat partiake

Zëvendësministrat e rinj të propozuar nga Qeveria, nuk do të sjellin asnjë risi, por vetëm do të...

Bytyqi kundër Grubit dhe Zaevit, “Paratë publike nuk duhet të ndahen sipas përkatësisë etnike”

https://youtu.be/QVHD2o-kb-0 Propozimi i zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi që të subvencionohen kompanitë...
- Advertisement -

Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo, theksoi se SHBA-ja e çmon marrëveshjen historike të arritur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti për normalizimin ekonomik mes dy shteteve.

Në një komunikatë të lëshuar nga Departamenti amerikan i Shtetit mbrëmë, vlerësohet udhëheqja e kryeministrit Hoti dhe presidentit Vuçiq, e cila, siç thuhet, çon në rritjen e vendeve të punës për të rinjtë, si dhe vendos një tonalitet të ri të pajtimit në Ballkanin Perëndimor.

- Advertisement -

“Marrëveshjet e sotme hapin mundësi të reja për bashkëpunime më të gjera. SHBA-ja rikonfirmon mbështetjen për negociatat e vazhdueshme midis Kosovës dhe Serbisë drejtë normalizimit të marrëdhënieve mes tyre”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, sekretari amerikan ka përgëzuar njohjen reciproke mes Kosovës dhe Izraelit si dhe vendimin e Serbisë për të vendosur ambasadën në Jerusalem.

- Advertisement -

Marrëveshja e arritur në Shtëpinë e Bardhë parasheh bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve. Palët janë zotuar se do të zbatojnë një sërë marrëveshjesh të arritura tashmë, siç është ajo për autostradën mes Kosovës dhe Serbisë, ajo për hekurudhat dhe për linjën ajrore. Po ashtu, aty parashihet që Kosova dhe Serbia të përshpejtojnë përpjekjet për të lokalizuar dhe identifikuar mbetet e personave të humbur.

Në bazë të marrëveshjes të nënshkruar më 4 shtator në Uashington, Kosova do t’i bashkohet “zonës së mini-Shengenit”, që është krijuar më 2019 dhe ku tashmë marrin pjesë, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

- Advertisement -

Sa i përket Liqenit të Ujmanit, në marrëveshje thuhet se palët do të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë për një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të këtij liqeni, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.

Ndërkaq, Kosova sipas marrëveshjes, po ashtu është pajtuar që brenda një viti të mos kërkojë anëtarësim në organizata ndërkombëtare.Serbia, në anën tjetër, është pajtuar po ashtu që brenda një viti të ndalë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

- Advertisement -
  • Tags
  • 3

Mot me diell dhe me vranësira të vogla lokale – temperatura deri 29 gradë

 Mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale do të mbizotërojë sot në vend. Do të fryjë erë e...

ASH-AAA karton të kuq për zëvendësministrat? Abazi: S’kanë legjitimitet, do të punojnë vetëm për interesat partiake

Zëvendësministrat e rinj të propozuar nga Qeveria, nuk do të sjellin asnjë risi, por vetëm do të punojnë për interesat e tyre...

Bytyqi kundër Grubit dhe Zaevit, “Paratë publike nuk duhet të ndahen sipas përkatësisë etnike”

https://youtu.be/QVHD2o-kb-0 Propozimi i zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi që të subvencionohen kompanitë private të cilat do të...

Profesionet të ndryshme nga obligimet?! Zëvendësministrat të martën para deputetëve

https://youtu.be/KaiRwPjWwFY Në vend që të kenë fundjavë të lirë, deputetët do të duhet t’i lexojnë biografitë dhe...

MPB “ruan” ish-ministren Jankullovska, Gruevski në Budapest, bashkëpunëtorët e tij më të afërt në burg

https://youtu.be/I-GFz2nm33w Përditshmëri e banorëve të rrugës “Dimçe Mirçev” numër 20, janë makinat policore, sepse vetëm 10 metra...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -