Pompeo: Kina urgjentisht t’i lirojë dy kanadezët e arrestuar, të akuzuar për spiunim

TË FUNDIT

Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo sot i bëri thirrje Pekinit që t’i lirojë dy kanadezët e akuzuar për spiunim në vend dhe tha se SHBA-ja është “jashtëzakonisht e shqetësuar” për vendimin e Kinës për të ndjekur penalisht Majkëll Kovrig dhe Majkëll Spavor.

Një komunikatë e Departamentin e Shtetit thuhet se akuzat për spiunazh kundër Kovrig dhe Spavor, sekretari i Shtetit i vlerëson si “të motivuara politikisht dhe plotësisht të pabazuara”.

“SHBA-ja qëndron prapa Kanadasë në thirrjen e saj për Pekinin për lirimin e menjëhershëm të të dy burrave dhe e hedh poshtë përdorimin e këtyre arrestimeve të pajustifikuara për të kryer presion mbi Kanadanë”, tha Pompeo.

Ish-diplomati Majkëll Kovrig dhe biznesmeni Majkëll Spavor u akuzuan javën e kaluar për spiunazh dhe zbulimin e sekreteve shtetërore, ndërsa arrestimi i tyre në Perëndim shihet si presion ndaj Otavës për të liruar drejtoreshën e Huaveit, Meng Vang.

Meng u arrestua në Vankuver më 1 dhjetor të vitit 2018, me kërkesë të autoriteteve amerikane, nën akuzën e shkeljes së sanksioneve kundër Iranit./MIA