Kina është kanosja kryesore e jashtme për SHBA-në në afat të mesëm dhe të gjatë. Këtë në intervistë për Foks njuz e deklaroi sekretari amerikan i shtetit, Majk Pompeo.
“Kanosja më e madhe e jashtme me të cilën ballafaqohet SHBA-ja në afat të mesëm dhe të gjatë është kanosja nga regjimi i Kinës sot, Partia komuniste kineze nën udhëheqjen e (presidentit) Si Xhinping”, tha ai.
Në fillim të shtatorit, Pompeo e shprehu qëndrimin se KIna tani nuk paraqet kanosje më të madhe për SHBA-në sesa Rusia. shk/
