Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo mbrëmë e krahasoi Xhon Boltonin me ish zbuluesin Eduard Snoudenin, i cili akuzohet për spiunim.
“Sinqerisht, shumë rrezikon të ndiqet penalisht për shkak të publikimit të atyre informacioneve”, deklaroi Pompeo për “Foks njuz” para publikimit të librit „The Room Where It Happened“, i cili është kronikë e Boltonit për 17 muajt e tij të kaluara në Shtëpinë e Bardhë, si këshilltar i presidentit amerikan Donald Trampit.
Pompeo shtoi se publikimi i informacione të tilla paraqet “kërcënim dhe goditje mbi SHBA-në”.
Boltoni në librin e përshkruan Trampin si jokompetent, të shkujdesshëm dhe të fiksuar me rizgjedhjen e tij./MIA
