Polonia i ndërpret që sot lidhjet ajrore me Francën për shkak të pandemisë me koronavirusin. Këtë e kumtoi Qeveria polake.
Franca është në listën e rreth 30 vendeve me të cilat lidhjet ajrore tashmë janë ndërprerë për shkak të pandemisë.
Fluturimet janë ndaluar deri më 29 shtator. Janë lejuar vetëm çarterë të rezervuar për më 16 shtator./MIA
