Politika “zero dinamike” e Kinës kundër Covid-19 është thelbësore për frenimin e shpërthimit të Covid-19 në vend dhe përputhet me përpjekjet për arritjen e përparimit ekonomik, tha
Li Bin, zëvendësministri i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë.

Kina i është përmbajtur politikës “zero dinamike” me masa të shënjestruara gjatë dy vjetëve të fundit. Përvoja ka vërtetuar që kjo politikë është zgjidhja më e mirë për Kinën për të ruajtur zhvillimin shoqëror dhe ekonomik.

Tani po bëhen përpjekje për të frenuar rritjen e infeksioneve me burim të brendshëm transmetimi që nisën në mars dhe numri i rasteve të Covid-19 ka rënë si në provincën Jilin, ashtu edhe në Shangai kohët e fundit.
Thelbi i politikës “zero-Covid dinamike” është zbulimi i hershëm dhe masat e reagimit të shpejtë për të ndaluar vazhdimin e përhapjes së virusit në lagjet e banimit, për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e njerëzve në masën më të madhe. Kjo politikë përfshin të gjitha përpjekjet për të parandaluar përhapjen e shpërthimeve, transmetimin e qëndrueshëm në nivel lagjeje dhe rishfaqjen në shkallë të gjerë, e jo që të eliminohet krejtësisht koronavirusi i ri.

