Poliklinika të reja do të ketë në Gjorçe Petrov, Butel, Karposh, Aerodrom dhe Lisiçe të Re – premtoi Filipçe

TË FUNDIT

Poliklinika të reja do të ketë në lagjet Gjorçe Petrov, Butel, Karposh, Aerodrom dhe Lisiçe të Re, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Filipçe theksoi se janë të vetëdijshëm për problemin e banorëve të Butelit por edhe në shumë komuna të Shkupit.

“E pamë se sistemi i vendosjes së ambulancave modulare është i mirë dhe cilësor dhe mjaft i lirë dhe në këtë kuptim u bë plan, diçka që për tani dhe në këtë moment kemi në buxhet, ndërsa ajo është të ndërrohen më shumë ambulanca ekzistuese në Shkup”, tha Filipçe.