Në kuadër të aksionit operativ “Rrjeti”, Sektori i Punëve të Brendshme ka ngritur padi penale deri te Prokuroria Publike Themelore – Shkup kundër personit D.G, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale “prodhimi i paligjshëm dhe shitje e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
I dyshuari gjatë vitit 2015 pa autorizim ka blerë farë të bimës “kanabis sativa” dhe e ka mbjellë në zonën e quajtur “Pesovci” në rajonin e Komunës Draçevë. Bimët janë rritur në serra dhe janë ujitur përmes sistemit “pikë pas pike”.Gjykata për këtë person ka caktuar masë paraburgimi në zgjatje prej 30 ditësh.
