Policia vazhdon të inspektojë në Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë me të cilën këtë mëngjes është arrestuar sekretari shtetëror në këtë ministri Jahi Jahiu, i dyshuar për mitmarrje nga një tender i fituar gjatë periudhës 2014-2015. Nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike konfirmuan se dy persona janë duke u ndjekur penalisht për marrje të ryshfetit. Përveç sekretarit shtetëror në Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë edhe një ish punonjës i Ministrisë gjithashtu është i dyshuar i cili aktualisht nuk është në vend.
