Policia shqiptare në kërkim të shtatë personave nga protestat e mbrëmshme, mes të cilëve edhe reperi Stresi

TË FUNDIT

Ministria shqiptare e Punëve të Brendshme kumtoi se pas protestave të dhunshme mbrëmë, është në kërkim pas reperit të njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, si dhe shtatë persona tjerë për organizim dhe sjellje të dhunshme.

“Janë arrestuar shtatë persona, me ç’rast tre prej tyre u është caktuar masë e paraburgimit, ndërsa për katër minorenët është ngritur procedurë dhe do të mbrohen në liri. Policia është në kërkim pas shtatë personave tjerë, mes tyre dhe Arkimed Lushaj. Ata ngarkohen për organizimin e protestës pa leje për atë, sulm ndaj personave zyrtarë. dëm të shkaktuar ndaj pronës shtetërore dhe mosrespektimin e masave kundër Kovidit”, thuhet në kumtesën policore.

Aty shtohet se në protestat janë lënduar 16 zyrtarë policor.

Protesta u organizuan për shkak të vrasjes së 25 vjeçarit Klodijan Rasha, i cili u qëllua në afërsi të shtëpisë së tij, në lagjen Laprak, në Tiranë, gjatë orës policore. Polici i cili e ka qëlluar, u arrestua. Ai pohon se i ndjeri nuk është ndalur në thirrjen e tij dhe se me vete ka pasur pistoletë.

Mediumet, duke iu referuar burimeve policore, njoftojnë se pistoleta është gjetur në 100 metra larg trupit të pajetë të djalit dhe se ekziston dyshim se ai është paralajmëruar të ndalet.

Ministri shqiptar i punëve të brendshme, Sander Leshaj, deklaroi se në vijim është hetimi themelor, i cili do ta ndriçojë rastin.

Ndryshe, protesta e mbrëmshme 6 orëshe ishte plot me momente tensionuese, posaçërisht tentimi për të hyrë me dhunë në objektin e Qeverisë, përdorimin e mjeteve piroteknike dhe sendeve të forta nga ana e pjesëmarrësve, të cilët shkatërruan automjete policore, kanë djegur kontenjerë, pemë të vitit të ri, madje edhe të në qendër të Tiranës.

Policia u përforcua dhe me njësinë speciale për intervenime të shpejta, gardistët dhe strukturat tjera, të cilët duheshin të përdorin gaz lotësjellës, që t’i shpërndajnë protestuesit.

Ata kërkonin dorëheqje të ministrit Leshaj dhe brohorisnin “Rama ik”.

Një pjesë e analistëve vlerësojnë se Leshaj duhet të japë dorëheqje, ndërsa nëse këtë nuk e bën, kryeministri Edi Rama duhet ta shkarkojë.