Pavarësimi i Kosovës vazhdon edhe më tej të jetë një shqetësim për Serbinë.
Ky fakt me sa duket ende shihet si i papranueshëm nga kjo e fundit. Por, Kosova është një shtet i pavarura dhe sovran , një gjë të tillë e tregon edhe vula e saj.
Pikërisht reagimi i palës serbe në lidhje me këtë vulë, ka shkaktuar situatë të pakëndshme për një biznesmen nga Maqedonia në pikën kufitare mes Bosnjes dhe Hercegovinës dhe Serbise. Ai kërkoi që identiteti i tij të mbetet anonim, pasi që udhëton gjatë tërë kohës dhe nuk dëshiron të ketë probleme të tjera gjatë aktivitetit të tij afarist.
“Para dy ditëve isha në Bosnje ,kalova Serbi -Bosnje, ku patëm një problem ne kufirin Serbi-Bosnje. Diku 30 minuta na vonua ne kufi, e mandej kur e hapa pasaportën te gjitha vulat e Kosovës ishin të prishura. Kërkova shefin te shoh çka është problemi , pse ma kanë prishur pasaportën, mu afrua shefi dhe me pyeti se çka është problemi, ai me tha se pasaportën e kane prishur pasi nuk e njohin Kosovën si shtet. Reagova dhe thash ,çka ka lidhje se ju nuk e njihni, unë jam shtetas i Maqedonisë. Tha e di se është diçka pa lidhje, por ashtu kemi urdhër”, tregon ky biznesmen
Ai thotë se kjo është hera e parë që i ka ndodhur diçka e tillë dhe se një problem të tillë nuk e ka pasur në asnjë shtet tjetër. Rastin për herë të parë e paraqiti në TV21, e më pas edhe ne Ministrinë e Punëve te Brendshme të Maqedonisë dhe në Ambasadën e Serbisë në Shkup.
Evi Shkopi
