Policia e Kosovës ka sekuestruar armë, municion dhe pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në fshatin Mala Jabuka, komuna e Zubin Potokut.
Sipas policisë, gjatë kontrollit janë gjetur një armë AK-47, dy karikatorë, 422 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 14 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy granatahedhës (tromblon) dhe një uniformë ushtarake me emblemë serbe.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës penale për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
