Analisti politik për Evropën Lindore, Alex Kokcharov ka shpërndarë një video ku shihet se si policia ruse arreston të moshuarën Yelena Osipova, e mbijetuar e Rrethimit të Leningradit, pasi ajo po protestonte kundër agresionit rus në Ukrainë, përcjell TV21.
“Në Shën Petersburg, Rusi, policia ndaloi të mbijetuarën e njohur të Rrethimit të Leningradit, Yelena Osipova në një protestë kundër luftës”, shkruan Kokcharov.
