Policia për një ditë ka zbuluar 17 automjete teknikisht jo të rregullta, të cilat merren me transportin publik në Gostivar

TË FUNDIT

Shtatëmbëdhjetë automjete, të cilat merren me transport publik në rajonin e Gostivarit kanë pasur frena të parregullta, regjistrim të skaduar dhe mangësi tjera.

Në kontrollin e fundit, punonjës policorë të SPB Tetovë dje prej orës 10 deri ora 16 kanë bërë kontroll për gjendjen teknike të automjeteve, të cilat merren me transport publik të udhëtarëve, kryesisht furgone dhe autobusë.

Të gjithë ata që i kanë shkelur rregullat, do të ballafaqohen me gjoba në para, të cilat për ktë lloj të shkeljes janë prej 45 deri 400 euro në kundërvlerë të denarit.

Në kontrollin e djeshëm janë zbuluar edhe katër lloje tjera të shkeljes.