I shpallur në kërkim nga policia por siç duket, Stresi nuk e ka ndërmend t’u dorëzohet organeve të drejtësisë. Kjo mund të thuhet pasi reperi publikon momente nga përditshmëria e tij, ku së fundmi, publikoi një video në Instastory tek sa shihet në një varkë duke u kënaqur me miq e duke qeshur me të madhe.
Ai është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës meqë dyshohet se është i përfshirë në një përleshje të rëndë që ndodhi në një diskotekë në Pejë gjatë muajit të kaluar.

