Policia e rrethoi Kuvendin slloven në prag të protestës së sontme anti qeveritare

Must Read

Inspektorët pengohen të inspektojnë në një lokal, brenda ka qëndruar një lider partie

Inspektorati  shtetëror  i tregut gjatë kësaj mbrëmje është penguar të futet në një kafene për të...

Blerim Sejdiu: Zhelina nuk e meriton orën policore

Në lidhje me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve gjatë fundjavës, ka reaguar kryetari i Komunës së Zhelinës,...

Ueb faqja “Bli Produkte Vendore” joaktive! Qytetarët ende s’mund t’i tërheqin vauçerët

https://youtu.be/oJcsaXalgIM Dje duhej të publikoheshin të dhënat, por ueb faqja “bli produkte...

Policia sllovene vendosi një gardh mbrojtës rreth Kuvendit para protestave të sontme anti qeveritare, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Lubjana.

Njerëzit që protestojnë që sot mëngjes në sheshin përpara organit legjislativ kanë shkruar “Prona jonë” si shenjë revolte që policia me gardh ua kufizoi lëvizjen dhe grumbullimin para Kuvendit.

Tashmë një muaj, mijëra qytetarë në marsh me biçikletë në qendër të qytetit çdo të premte e shprehin pakënaqësinë e tyre për punën e qeverisë të udhëhequr nga Janez Jansha.

Kjo do të jetë protesta e katërt e tillë me radhë, ndërsa filloi pas publikimit të një skandali me blerjen e pajisjeve mbrojtëse dhe respiratorëve për spitalet në kulmin e epidemisë së koronavirusit.

Të premten e kaluar, sipas mediave lokale, në protestën në Lubjanë morën pjesë rreth 10,000 qytetarë. Disa prej tyre thanë që Sllovenia, e udhëhequr nga Jansha, po i ngjante gjithnjë e më shumë Hungarisë dhe se situata me koronavirusin po përdorej për t’i zvogëluar të drejtat dhe liritë e njeriut./MIA

- Advertisement -

Latest News

Blerim Sejdiu: Zhelina nuk e meriton orën policore

Në lidhje me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve gjatë fundjavës, ka reaguar kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu. Ai për TV21...

Ueb faqja “Bli Produkte Vendore” joaktive! Qytetarët ende s’mund t’i tërheqin vauçerët

https://youtu.be/oJcsaXalgIM Dje duhej të publikoheshin të dhënat, por ueb faqja “bli produkte vendore” (www.kupuvajdomasni.gov.mk) as sot nuk...

Një mjeke del pozitive në gjinekologjinë e Tetovës! E infektuara nuk ka pas kontakte me pacientë

https://youtu.be/DTb2yFFdIgU Një mjeke në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Klinik të Tetovës gjatë ditës së sotme ka...

Zyrtare: Kthehet ora policore! Nga enjtja ora 21h deri të hënën ora 05h

Qeveria miratoi propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për  kthimin e orës policore,  me çka Shkupi, Shtipi, Kumanova dhe Tetova, që nga...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -