Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje nga aksioni anti-drogë, që u realizua mbrëmë në fshatin Selemlia të komunës së Bogdancit.
Në këtë aksion janë konfiskuar 93 kilogram marihuanë dhe janë arrestuar një 28 dhe 24-vjeçar.
“Janë arrestuar K.K.(28) – organizator i transportit dhe S.K.(24) nga fshati Selemli, të cilët në momentin e kryerjes së veprës penale janë gjetur në veturën “Shkoda” ku ka qenë e vendosur marihuana. Ata u përpoqën të iknin, por shumë shpejtë u privuan nga liria”, tha zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, transmeton TV21.
Shtoi se janë realizuar 5 bastisje në rajonin e Gjevgjelisë dhe mjete të tjera që lidhen me hetimin.
Për zbardhjen e rastit aktivitete ka ndërmarrë edhe policia e Greqisë./TV21
