Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Muazafer Ejupi, i cili në kampionatin kroat luan për “Sllaven Bellupon’, është arrestuar në mbrëmjen e së martës, pas një përleshje që ndodhi në qendër të Koprivnicës, shkruan „podravski.hr“.
Sipas raportimeve të mediumit të lartëpërmendur, Ejupi i shoqëruar nga miku i tijë, 32 vjeçarë kanë rrahur një qytetar të njohur të Koprivnicës, i cili ka përfunduar në spital me lëndime të rënda.
Nga policia njoftojnë se pas ngjarjes kanë arrestuar dy persona.
“Më 25 shtator në ora 19:40 në rrugën “Antun Nemçik” në Koprivnicë, ka ardhur deri në ballafaqimin e tre personave meshkuj të moshës 52,32 dhe 31 vjeçare. 53 vjeçari ka marrë lëndime të rënda, kurse dy të tjerët me lëndime të lehta. Dy persona janë arrestuar dhe po hetohet rasti”, thuhet në raportin e policisë.
