Policia e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) njoftoi se ka arrestuar 45 persona, që sipas tyre shpërndanin informacione dhe video të rreme për konfliktin në Lindjen e Mesme.
Mes të arrestuarve ka edhe shtetas të huaj. Ata akuzohen për “filmimin e vendeve të ndryshme gjatë ngjarjeve aktuale dhe publikimin e tyre në rrjetet sociale”.
Gjithashtu, ata dyshohen për “shpërndarje të informacionit të pasaktë që mund të ndikojë në opinionin publik dhe të përhapë thashetheme”, thuhet në njoftimin e policisë.
