Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit, 20 persona nuk kanë respektuar orën policore, 17 prej tyre janë arrestuar, ndërsa për pjesën tjetër do të ngritën procedura adekuate.
Sa i përket masës për mbajtjen e maskës mbrojtëse është evidentuar se 284 persona nuk kanë zbatuar këtë masë.
Gjithashtu gjatë 24 orëve të kaluara, 76 personave u janë dhënë vendime për izolim, derisa 75 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim.
Nga ana e nëpunësve policor janë kryer kontrollet e rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim, pas çka është evidentuar se pesë persona nuk e kanë respektuar masën e vetizolimit./TV21
