LSDM akuzon qeverinë e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE se me ndryshimet në Ligjin për lëndët e para minerale po favorizojnë interesat e disa njerëzve të afërt me pushtetin, në dëm të qytetarëve dhe mjedisit.
Sipas tyre, ndryshimet do të: rrezikojnë mjedisin dhe shëndetin e njerëzve përmes shfrytëzimit të pakontrolluar minerar, ndërsa kërkojnë tërheqjen e ligjit dhe hapje të debatit publik, duke e quajtur atë një përpjekje për “grabitje të legalizuar” të burimeve natyrore.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski, siguron se ndryshimet ligjore nuk përbëjnë kërcënim për mjedisin jetësor, sepse, siç theksoi ai, të gjitha mekanizmat ekzistues për mbrojtjen e tij mbeten plotësisht në fuqi.
“Këto ndryshime nuk përbëjnë derregullim, as ulje të mbrojtjes së mjedisit jetësor. Ndryshimet e propozuara janë të targetuara saktë, të kufizuara në përfshirje dhe të përcaktuara qartë, dhe kanë të bëjnë ekskluzivisht me ndërmarrje publike, përkatësisht subjekte mbi të cilat shteti ka kontroll të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, si dhe me lëndë të para minerale me interes publik, para së gjithash minerale energjetike (si qymyri) dhe burime të tjera me rëndësi strategjike për shtetin”, theksoi Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.
Ky reagim vjen pasi opozita dhe shumë shoqata ekologjike reaguan se grirja e antimonit nga miniera pranë Kriva Pallankës paraqet rrezik të lartë për mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve.
