Pogba zgjedhet lojtari i muajit për Man Utd

TË FUNDIT

Paul Pogba është zgjedhur lojtari më i mirë i Manchester United për muajin janar.

Francezi ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2021, duke shënuar në dy ndeshje radhazi dhe duke fituar pikët e plota për klubin e tij.

Përmes një njoftimi zyrtar në uebsajtin e tyre, Djajtë e Kuq kanë zyrtarizuar Pogban si fitues të çmimit të lojtarit të muajit.

“Pogba ka ndikim të madh në klubin tonë dhe ai po shpreson që të ndihmojë klubin në ndeshjen e ardhshme ndaj Southampton”, u tha në njoftimin e publikuar nga Man Utd./Lajmi.net