Podgorica: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese tregon se Kosova ka standarde demokratike të përparuara

TË FUNDIT

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur me votë unanime që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re.

Në lidhje me këtë, ish-ambasadori dhe analisti Gëzim Podgorica i ftuar në Ora News u shpreh se ky veprim i Gjykatës Kushtetuese tregon se Kosova ka standarde demokratike të përparuara.

Gëzim Podgorica për Ora News: Qeveria e Hotit që kur erdhi në krye ishte një sforcim politik dhe kjo shkoi aty ku duhet të ndodhte sepse vetë si erdhën ngjarjet nuk kishte një legjitimitet elektoral dhe legjitimitet publik. Ky veprim i Gjykatës Kushtetuese i shpejton këto i jep një zgjidhje një çelës të vogël për të zgjidhur këtë situatë por mbi të gjitha tregon se Kosova ka standarde demokratike të përparuara. Ka shumë ngecje por shteti është funksional.

Podgorica tha se zgjedhjet në Kosovë vijnë një një moment të papërshtatshëm por pavarësisht kostove është një vendim që bëhet mirë për Kosovën.