Në Gjevgjeli sot filloi vendosja e spitalit modular, ndërsa gjatë javës së ardhshme montim i objekteve do të fillojë në Strumicë, Kumanovë, Strugë dhe Kërçovë. Në të gjitha komunat në mënyrë të përshpejtuar punohet në aktivitetet për realizimin e projektit. Intensivisht punohet në përgatitjen e terrenit, po pastrohen lokacionet, ndërmarrjet publike lokale sigurojnë priza, shërbimet e ekspertëve të njësive të vetëqeverisjeve lokale japin mbështetje maksimale për realizim sa më të shpejtë të projektit të Bankës Botërore, informon Ministria e Shëndetësisë.
“Në përgjithësi, aktivitetet në të gjitha komunat rrjedhin sipas planit dhe dinamikës së përcaktuar. Komuna e Manastirit dhe ndërmarrjet publike e rregullojnë hapësirën dhe e përgatisin terrenin për vendosjen e tre spitaleve modulare me kapacitet prej 100 shtretër spitali dhe tre qendra trijazhi. Për momentin, në Manastir po betonohen shtresat e betonit për vendosjen e spitaleve modulare”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Në Shtip, shtojnë tereni është i gatshëm për betonimin e shtresës, instalimet janë sjellë deri në pikat e kyçjes.
“Sot në Strugë përfundon betonimi i shtresës së betonit, ndërsa të gjitha instalimet janë bërë. Me dinamikë të përshpejtuar punohet në terrenin në Gostivar, Kërçovë, Prilep dhe Kavadar. Në Koçan tereni është i përgatitur dhe do të fillojë betonimi i shtresës. Në Dibër dhe Tetovë po vijojnë punët përgatitore. Komuna e Ohrit filloi me pastrimin e terrenit dhe në mënyrë të përshpejtuar punon në sigurimin e shtigjeve të kapshme të instalimeve. Ndërmarrjet publike dhe komuna e Velesit punojnë në pastrimin e terrenit dhe vendosjen e instalimeve, duke pasur parasysh se lokacioni është vendosur në një lokacion specifik. Në Resnjë punohet në planifikimin e lokacionit. Në të gjitha 16 lokacionet punohet njëkohësisht”, porosisin nga Ministria e Shëndetësisë.
Falënderojnë kryetarët e 16 komunave dhe ndërmarrjet e tyre publike për angazhimin maksimal, të cilat u vendosën në funksion të plotë të sistemit shëndetësor.
“Afatet e fundit për lëshimin në përdorim të të gjitha qendrave modulare për kovid skadojnë për tre muaj. Por, siç do të përfundojë montimi, ashtu do të arrijë edhe pajisja dhe inventari i nevojshëm për pajisje të plotë, që do të nënkuptojë edhe lëshim në përdorim. Secila qendër rajonale e kovidit do të ketë edhe repart pranues dhe trijazhë, i pajisur plotësisht me laborator, me dhoma spitali dhe të gjitha hapësirat e tjera ndihmëse për personel dhe pacientë”, precizojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

