Në Katedralen e Prishtinës u kremtua sot me një mesh solemne e quajtur “Festa e Nënës Terezë”, datë kjo e cila përkon me ditën kur ajo ndërroi jetë.
Kjo festë në të cilën kishte shumë të pranishëm, duke përfshirë këtu edhe pjesëtarë të KFOR-it dhe të misioneve tjera diplomatike, u shënua me shumë lutje dhe këngë, me anë të së cilave u bë thirrje që të ketë sa më shumë paqe dhe bamirësi.
Kësaj meshe i priu, kryeipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili foli për veprën dhe përkushtimin e Nënës Terezë për t’i shërbyer atyre që kanë nevojë për ndihmë.
Sipas tij, po të dëgjonte bota zërin e saj, tani nuk do të kishte kaq shumë luftë dhe urrejtje, madje as kaq shumë emigrantë.
