Kërkesa globale për bakër mund të rritet 72 për qind deri në vitin 2050, falë zhvillimit të inteligjencës artificiale, sipas hulumtimit të gjigantit të minierave australiane BHP.
Përcaktuesit kryesorë të rritjes së çmimit të bakrit në të ardhmen do të jenë rritja ekonomike në vendet në zhvillim, tranzicioni i energjisë dhe qendrat e të dhënave.
Bakri është një element kyç për transmetimin e energjisë dhe përdoret në sistemet e ftohjes dhe përpunuesit në qendrat e të dhënave, raporton Financial Times.
