Po punohet për uljen e pagave të zyrtarëve, Bytyqi thotë se vitin e ardhshëm nuk do të ketë më rritje

TË FUNDIT

Në buxhetin e vitit 2024 nuk do të ketë rritje të pagave të thotë zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi.

“U paralajmërua se për shkak të metodologjisë, vitin e ardhshëm të gjithë funksionarët, të emëruarit dhe të përzgjedhurit, do të marrin paga më të larta, kjo nuk do të ndodhë vitin e ardhshëm. Ka shkurtime edhe në veprimtari tjera ku shohim se ka shpenzime joproduktive sepse deficitin buxhetor përfundimisht do ta sjellim në atë që e kemi planifikuar në planin afatmesëm dhe gjithsesi se investimet kapitale do të jenë më të larta se deficiti buxhetor që e planifikojmë për vitin e ardhshëm”, tha Fatmir Bytyqi, zëvendëskreministër.

Bytyqi theksoi se  po punohet në 7 ndryshime në ligje, në mënyrë që të ulen pagat e 1260 zyrtarëve të cilëve rrogat iu rritën për 78 për qind.

“Amendimi i një ligji do të thotë derogim i disa të drejtave nga një ligj tjetër, i cili është antikushtetues. Grupi punues e ka shqyrtuar që nga java e kaluar, duam zgjidhje sistematike që në thelb do të nënkuptojë rrënimin e metodologjisë aktuale për deficitin e pagave, dhe mendoj që grupi i punës së shpejti do të ketë propozim për Qeverinë dhe më pas ta kalojë në Kuvend”, pohoi Fatmir Bytyqi, zëvendëskreministër.

Zëvendëskryeministri paralajmëroi shkurtime edhe në fusha të tjera ku ka shpenzime joproduktive.