Po mblidhen nënshkrime për referendum, Carovska nuk heq dorë nga digjitalizimi i librave

TË FUNDIT

Iniciativa “Libra patjetër duhet të ketë” edhe sot ka vazhduar me mbledhjen e nënshkrimeve për të organizuar referendum për libra digjital.
Ata kërkojnë që nëpërmjet referendumit qytetarët të shprehin vendimin nëse janë pro, apo kundër digjitalizimit të librave. Javën e kaluar Kuvendi nuk ua pranoj iniciativën për referendum pasi nënshkrimet nuk janë grumbulluar në pajtim me ligjin.

“Për këtë qëllim, të hapura për grumbullimin e nënshkrimin do të jenë Sektori rajonal Qendër dhe Sektori rajonal Manastir në ditët 25, 26 dhe 27 maj, nga ora 8.30 deri në orën 16.30”, deklarojnë nga nisma qytetare.

Por ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska nuk heq dorë nga digjitalizimi i librave.

“Në vendin tonë ka qeverisur 12 vjet parti politike ku çdoherë ka gjetur justifikime se pse mos të modernizohet arsimi.
Kjo gjë dikujt i është dukur në rregull, dhe për këtë arsye fëmijët e tonë sot në testet ndërkombëtare radhiten në fund të listës dhe kjo është dështim i shtetit tonë”, shprehet Carovska.

Ministria e Arsimit garanton se ligji do të mundësojë që secili nxënës të pajiset me materiale mësimore digjitale përfshirë edhe ata nga familjet me vështirësi ekonomike.