Po gjelbërohet Prishtina

TË FUNDIT

Komuna e Prishtinës ka vazhduar me rregullimin e sipërfaqeve gjelbëruese në pjesë të ndryshme të kryeqytetit, thuhet në një komunikatë të Komunës së Prishtinës

Sipas tyre në të gjitha lagjet e Komunës së Prishtinës synohet që të shfrytëzohen sa më shumë hapësira publike për banorët pranë vendit ku jetojnë, e veçanërisht të krijohen sa më hapësira të gjelbra në kryeqytet duke liruar kështu edhe një pjesë të madhe të hapësirave publike të uzurpuara.

Përpara ndërtesës së qeverisë, pas rregullimit të kësaj hapësire nga Ndërmarrja Publike Komunale “Hortikultura”, do të mbillen lule dhe fidane, sikundërse është duke u vepruar edhe në shumë hapësira të tjera në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.