NP “Rrugët e Maqedonisë”, dega Shkup, duke filluar prej sot do të kryejë punime (asfaltim) në rrugën rajonale P-2238 fshati Galiçnik – Mavrovë.
Nga LAMM informojnë se asfaltimi do të zhvillohet në drejtim nga fshati Galiçnik drejt Mavrovës. Punët do të zhvillohen çdo ditë pune dhe gjatë fundjavave në periudhë prej orës 10.00 – 16.00 kur komunikacioni do të ndërpritet.
Në vendin e punimeve do të vihet sinjalizim i komunikacionit.
