Ministria e Punëve të Jashtme bën me dije se pas hetimit të zhvilluar dhe procedurës adekuate nga Drejtoria për Mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore dhe MPJ, është konstatuar se guri i varrit në fshatin Klepaç të Prilepit nuk bie nën asnjë status të monumenteve të mbrojtura kulturore, por bëhet fjalë për një varr dhe gur varri privat. Ministria e Jashtme apelon që këtyre akteve personale dhe private t’u mos vendoset theks politik dhe ideologjik mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Kujtojmë se ditë më parë, Ministria e Jashtme e Bullgarisë dërgoi notë proteste deri te Ambasada e Maqedonisë në Sofje, për, siç ishte shkruar, vjedhje të historisë dhe zëvendësim të një përmendoreje në fshatin e Prilepit./TV21
