Në Karposh të Shkupit është gjetur pllakë me mbishkrimin “Dardanus” te varrezat e vjetra. Derisa po bëhej pastrimi e këtyre varrezave dikush e ka fotografuar dhe e ka postuar në rrjetet sociale. Në fotografi shihet se një pjesë e pllakës është dëmtuar.
TV21 doli në terren për ta parë nga afër, por investitori nuk na lejoi që të incizojmë, pasi siç u shpreh është pronë private.
Pas kësaj, në vendin e ngjarjes me kërkesë të TV21 erdhi Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Arian Asllanaj, i cili premtoi se pas 2 ditëve kjo pllakë do të dërgohet në muzeun shtetëror, pa u dëmtuar.
Po ju premtojmë se brenda 2 ditëve do të pastrohet dhe do të ruhet maksimalisht, do të ekspozohet në muzeun e Maqedonisë, ku është edhe e lejuar të ruhen këto. Po ju premtoj se do të ketë edhe deklaratë, nëse doni mund të vijë edhe unë bashkë me shkencëtarët të cilët e njohin kanë njohuri për këtë.
Nga kush do të merret dhe do të dërgohet atje?
Nga investitori i cili ka përgjegjësi që të ruhen në mënyrë maksimale.
Ju a do të jeni prezent?
Aty jo, mirëpo ka dënime të ashpra, janë të vetëdijshëm edhe investitorët dhe prej të gjitha instituteve tjera që nuk mund të shkatërrohen këto.
Drejtori Arian Asllanaj përveç kësaj theksoi që këto varreza në këtë territor janë nga shekulli 6, si dhe brenda varrezave siç u shpreh ai mund të gjenden unaza, shpata dhe shigjeta.
Ndryshe sipas historisë, Dardanët ishin fis Ilir që shtriheshin në mesin e Ballkanit, kryesisht në Kosovën e sotme dhe rrethinën e saj dhe ata ishin fisi themelues i Mbretërisë së Dardanisë rreth shekullit IV p.e.s.
