Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rosen Plevneliev është deklaruar lidhur me sulmin në patrullën policore në fshatin Gushincë të Kumanovës duke thënë se çka do që ka ndodhur në këtë incident, shteti i tij do të qëndrojnë në anën e duhur dhe të drejtë.
“Duhet bërë dallimin në mes të patriotizmit dhe nacionalizmit. Sepse presidenti i madh evropian De Gol ka thënë se patriot janë ata të cilën e dua vendin, ndërsa nacionalistët janë ata që i urrejnë dallimet. Mendoj që ajo që ne prezantuam sot, unë dhe Presidentja ishte ajo edhe që pamë në këtë ekspozitë të jashtëzakonshme, e që ka të bëj me natyrën e patriotizmit. Njerëz që duan vendin e tyre, njerëz që kanë vlera dhe që prezantojnë vlera. Dhe të jemi kundër njërit tjetrit nuk mendoj që paraqet vlerë në të cilën ne besojmë. Mesazhi është që ballkanasit të fillojnë pajtimin, dhe të jenë si një shembull për botën, për shumësinë e feve dhe etnive…Çka do që ka ndodh në këtë incident , ju premtoj që Bullgari do të jetë gjithmonë në anën e e duhur, në anën e vlerave dhe të drejtave të njeriut. Ju bëni dallimin në mes të patriotizmit dhe nacionalizmit”, tha Plevneliev.
Ndërsa, presidentja e vendit Atifete Jahjaga, ka thënë se popujt e Ballkanit Perëndimor duhet të shikojnë përpara dhe se tani janë shekull i integrimeve evropiane.
“Secili shtet është i krijuar në kuadër të kornizave të veta kushtetuese dhe ligjore duke funksionuar mirë e një dhe neve duhet gjithnjë e më shumë të insistojmë në promovimin e mëtutjeshëm të paqes dhe stabilitetit për qytetarët tanë. Ne jemi duke jetuar në një shekull krejtësisht tjetër siç është shekulli i integrimeve… Neve duhet sa më shumë që është e mundur t’i shmangemi agjendave nacionaliste sepse ne kemi parë me dekada me radhë me shekuj me radhë se këto kanë shkaktuar shumë dhembje dhe shumë pasoja si për qytetarët tanë si kudo që qofshin”, deklaroi presidentja Jahjaga.
Këto deklarata dy krerët e shteteve respektive i bënë në ekspozita e Lala Meredith Vula me titullin “Kujtesë gjaku”, që ishte e ekspozuar në Galerinë e Arteve të Kosovës.
Kjo ekspozitë I la mbresa të mëdha presidentit bullgar për sqarimin e së cilës u përkujdes drejtori i këtij institucioni Erzen Shkololli, i cili u njoftua për nga afër me njërën prej etapave të historisë së Kosovës, e që ka të bëjë me pajtimin e gjaqeve, të cilat në ballë të saj e kishin Anton Cetten.
