Kryeministrat e Kroacisë dhe të Hungarisë, Andrej Plenkoviq dhe Viktor Orban, janë takuar sot në Kopenhagë pas një sërë akuzash të ndërsjella në ditët e fundit lidhur me transportin e naftës së papërpunuar nga ana e JANAF-it kroat.
“Në margjinat e takimit në Kopenhagë, bisedova me kryeministrin huzngarez Viktor Orban. E theksova gatishmërinë e Kroacisë që të furnizojë naftë deri në rafinerinë në Hungari përmes naftëpërçuesit JANAF. Edhe një herë e hodha poishtë tezën se Kroacia po përpiqet të përfitojë nga lufta në Ukrainë me rritjen e çmimeve të transportit. Përkundrazi duke e përdorur rolin e qendrës energjetike rajonale, Kroacia dëshiron t’u sigurojë fqinjëve të saj rrugë alternative për furnizim në vend që të blejë energji nga Rusia”, publikoi Plenkoviq në patformën X.
Ai shtoi se në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore, Kroacia dëshiron t’i zgjidh çështjet e hapura dhe “gjithashtu me padurim e presim së shpejti hapjen e pjesës së fundit të autostradës në kuadër të korridorit Vc (E73)“.