Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin tha se Kroacia është partner i madh i Kosovës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe liberalizimit të vizave, transmeton TV21.
Ai theksoi se Kroacia do ta ndihmojë Kosovën në këtë rrugë.
Plenkoviq në një dalje për mediat pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se do angazhohen për bashkëpunimin ushtarak mes dy vendeve.
Kryeministri kroat sot do të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca./21Media
