PLD-ja e dëmtoi koalicionin dhe veprimin e përbashkët, vlerëson Zaev

TË FUNDIT

Kryeministri Zoran Zaev ka shprehur mirëkuptim për ndarjen e Partisë Liberaldemokrate nga koalicioni “Mundemi” në Kuvend, por megjithatë, këtë veprim e cilëson si dëmtim të koalicionit dhe veprimit të përbashkët të tij.

Thotë se nuk është koha e duhur që tani të ndodh kjo, ngaqë opozita po deklaron se mund të krijojë shumicë parlamentare.

“Ja edhe PLD-ja ka dy deputet dhe dëshiron të veprojë e vetme. Ajo është e drejtë e tyre. Por, se nuk është kohë e duhur, nuk është kohë e duhur. Por në këto rrethana, kur opozita thotë se mund të formojë shumicë, kurse pushteti thotë se ajo aspak nuk është e mundur, një veprim i tillë nga ana e PLD-së, dërgon një mesazh të qartë, dëmtohet koalicioni apo veprimi i përbashkët i koalicionit. Përkatësisht, u jep arsye gazetarëve, mediave dhe popullatës, të pyetet: Hë, është kështu apo jo? Unë deklaroj se kam bashkëpunim të mirë. Por pse ata tani duhet ta bëjnë këtë? Mund të prisnin 15 ditë apo një muaj. Kur tema aktuale do të kalojë”; tha Zaev, transmeton TV21.

Ai ka deklaruar se edhe Lëvizja BESA dëshiron të bëjë një gjë të tillë, sikurse PLD-ja dhe të veprojë e pavarur në Kuvend.

Ndërkaq, u njoftua, se PLD-ja me dy deputetë është ndarë nga koalicioni “Mundemi” dhe në Kuvend do të veprojë si e pavarur. Megjithatë, nga kjo parti kanë dekaruar se do të vazhdojnë të mbështesin qeverinë aktuale./TV21