Platforma për barazi gjinore: Aborti është shërbim shëndetësor i domosdoshëm edhe gjatë pandemisë

TË FUNDIT

Platforma e barazisë gjinore kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që të miratojë protokolle mjekësore për zbatimin e abortit mediamentoz, për të siguruar qasje në barna të abortit medikamentonz në mënyrë të barabartë për spitalet dhe ordinancat gjinekologjike në kujdesin shëndetësor primar, të mundësojë akses të papenguar në shërbime për abort të sigurt gjatë kizës pandemike pavarësisht nga lloji i masave të kufizimit ose aksesi në objektet shëndetësore që do të miratoheshin në të ardhmen për të parandaluar përhapjen e KOVID-19.

“Ka prova shkencore dhe mjekësore që me informacion të saktë në lidhje me abortin medikamentoz, pilula cilësore të abortit dhe monitorimin dhe kujdesin efektiv mjekësor, aborti mjekësor mund të kryhet në mënyrë të sigurt në shtëpi në 12 javët e para të shtatzënisë. Kjo alternative për ndërprerjen e shtatëzënësisë gjatë pandemisë aktuale do të sigurojë jo vetëm qasje më të mirë në abort të sigurt, por gjithashtu respektim të masave parandaluese, dmth ruajtjen e distancës fizike dhe zvogëlimin e kontaktit me objektet shëndetësore, gjë që zvogëlon rrezikun e infektimit me KOVID- 19”, thuhet në kumtesën nga Platforma për barazisë gjinore.

Megjithëse, sipas tyre, me ligjin demokratik për abortin, i cili ka mbrojtur shëndetin dhe të drejtat e grave që nga viti i kaluar, aborti medikamentoz u legalizua si metodë alternative e abortit kirurgjik në vend, dhe ende nuk janë miratuar udhëzime klinike për zbatimin e tij, e as tablerat për abort medikamentoz janë të qasshme në barnatore dhe institucionet shëndetësore, për këtë arsye kërkojnë kjo të bëhet më shpejtë.

Kriza shëndetësore e shkaktuar nga pandemia KOVID-19 për miliona gra ka rritur rrezikun e dhunës seksuale dhe mungesë kontracepsionit dhe ka kufizuar mundësinë e tyre për abort të sigurt. Prandaj, me rastin e Ditës botërore të për abortin e sigurt, organizatat në të gjithë botën bashkohen me një kërkesë të përbashkët – për të siguruar menjëherë abort të sigurt dhe të ligjshëm. sn/