Në një operacion të përbashkët nga policia gjermane dhe daneze në Danimarkë janë arrestuar shtatë persona nën akuzën se janë përpjekur të bëjnë pajisje shpërthyese dhe kanë planifikuar sulme terroriste.
Tek të arrestuarit janë gjetur materiale për prodhimin e pajisjeve shpërthyese dhe armë.
“Besojmë se disa individë kishin qëllimin dhe kapacitetin për të kryer sulme terroriste në Danimarkë”, kumtoi policia daneze në një komunikatë.
