Në veri të Kosovës është e nevojshme një shtrirje më e madhe e ‘dorës’ së shtetit, ka deklaruar ish zëvendësi-emisari për statusin e Kosovës, Albert Rohan.
Me përjashtim të veriut, Plani i Ahtisarit është zbatuar mirë në Kosovë, i ka thënë Rohan gazetës Zëri. Edhe Rohan u kërkon drejtuesve të institucioneve kosovare që ta themelojnë Gjykatën Speciale, pasi që, siç thotë ai, në të kundërtën atë do ta themelojë komuniteti ndërkombëtar. / 21MEDIA
