Plani afatgjatë i Ramës: Partia Socialiste në pushtet deri në 2030-n

TË FUNDIT

Edhe pse Edi Rama po kërkon një mandat të tretë qeverisë nga qytetarët, ende nuk ka një program me të cilën të përballet me kundërshtarin e tij politik Lulzim Basha.

Por propozimet e demokratëve, kryeministri gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, i cilësoi si te parealizueshme dhe që mund të çojnë shtetin drejt falimentimit.

Edi Rama është i bindur se PS do të jetë në pushtet edhe për 2 mandate të tjera.

“The që kemi 8 vjet në qeveri. Nuk janë 8 akoma. Kjo ka rëndësi për faktin që ditët, muajt e vitet tona janë të gjitha të mbushura me punë e kur të bëhen 8 do të ketë më shumë punë. Sa I takon programit. Programi ynë është I ditur publikisht I qartë. Ne kemi vendosur shtyllat e piketat e punojmë për të realizuar çfarë kemi thënë. Në rastin konkret ne do të bëjmë publike një platform me një program pune. Jo program do ulim sigurimet shoqërore do të rrisim pensionet. Se kjo është të ulim prodhimin e qumështit dhe do rrisim prodhimin e djathit. Do të jetë plan pune me një vizion të Shqipërisë 2030. Mos e lidhni me mua, ju lutem. Nuk është e lidhur me mua por deri në 2030 PS do keni në pushtet që të jeni të qartë, me ose pa mua.  Mos thoni obobo ky do na bëhet gogol këtu, por kur themi 2030 është vizioni i  PS-së për 2030″, tha Rama.